Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Nëntor 2019, 19:07

‘Boo nuk e duroj dot’, Anna Lika tregon si u njoh me Drilon Hoxhën

Këtë të shtunë të ftuar te ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’ ishin producenti i njohur Drilon Hoxha dhe aktorja Annais Lika. Ata kanë folur rreth projektit më të ri kinematografik e mes të tjerash dhe për marrëdhënien mes tyre.

Filmi më i ri nga Driloni titullohet ‘Shkëmbimi’ dhe këtë herë ai shihet jo vetëm si skenarist dhe producent por edhe si aktori kryesor. Personazhi i tij në film është i dashuruar me personazhin e Annës.

Përsa i përket marrëdhënies së tyre, dyshja sot janë shumë miq të mirë por Anna ka zbuluar diçka që nuk e dinim. Dikur ata urreheshin me njëri-tjetrin. “Urreheshim në fillim! Ai thoshte ‘Booo këtë nuk e duroj dot’! Kushedi si i dukesha unë e llastuar. Në fund të produksionit përfunduam që të ishim miq me njëri-tjetrin”, është shprehur aktorja në studio.