Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Nëntor 2019, 16:04

'Iu kam borxh arsyen', pas 1 muaji mungesë, Rina Balaj hap zemrën me fansat

Reperja e njohur Rina Balaj për rreth një muaj qëndroi larg rrjeteve sociale duke iu munguar kështu fansave. Vetëm para dy ditësh ajo u rikthye, me një adresë të re dhe me një look të ri. Brenda një kohe kaq të shkurtër, profili i saj ka arritur mijëra ndjekës dhe ajo ka filluar të publikojë sërish foto, të cilat kanë marrë një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh.

Gjatë mungesës së Rinës, ish menaxheri i saj, Met Elshani, u shpreh se reperja ishte larguar me dëshirën e saj nga muzika, për arsye personale. Fansat u shqetësuan shumë nga mungesa e saj dhe i kanë shkruar shumë mesazhe duke e pyetur për arsyen e vërtetë.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Rina ka pohuar se iu detyrohet të gjithëve një shpjegim, të cilin do e japë së shpejti. “Faleminderit të gjithë ju që më keni shkruar dhe më keni bërë të ndihem mirë me mesazhet më pozitive të mundshme. Ju kam borxh arsyen pse u bëra një pushim nga rrjetet sociale dhe muzika”, ka shkruar reperja krahas një fotoje të postuar në Instastory.