Të premten e kaluar Arian Çani njoftoi largimin e Sofisë nga emisioni "Zonë e lirë" dhe shpalli të hapur audicionet për Sofinë e re. Vajza që u largua quhej Xheni Brahaj dhe prej 2 vitesh ishte asistente e Çanit.

Mbrëmjen e djeshme Çani kishte ftuar në studio kandidatet për Sofi dhe mes vajzave bukuroshe ishte edhe ish-velina e "Stop", Aulona Limani.

Aulona u bë e njohur në fillim të këtij viti kur u bë pjesë e "Stop", fill pas largimit të Alesia Bamit nga emisioni. Flokët bjonde e bënin Aulonën të dukej shumë ndryshe.

"Televizionin e kam pasion dhe mendoj se pozicioni i Sofisë do ishte një mundësi e mirë për mua", u shpreh Aulona. Ndiqni prezantimin e vajzave në videon e mëposhtme./Xing.al












