Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Nëntor 2019, 12:12

'Janë shumë simpatikë', Mariza Ikonomi zgjedh të puthë në buzë dy VIP-at shqiptar

Mariza Ikonomi mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe e vlerësuar për vokalin e saj. Së fundmi Mariza ishte e ftuar në emisionin "You&Me" ku u bë pjesë e disa lojërave.

Në lojën "Do e doja s’do e doja", këngëtarja u pyet nga Julka për personazhet e famshëm dhe një prej pyetjeve ishte se kë prej tyre Mariza do puthte në buzë. 

Tre VIP-at që mund të zgjidhte Mariza ishin Florian Agalliu, Landi i ‘West Side Family’ dhe Floriana Garo. Këngëtarja zgjodhi për të puthur në buzë Florin dhe Landin pasi dhe tha se ata janë shumë simpatikë.

Burimi: newsbomb.al