Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Nëntor 2019, 10:10

'Ç'na gjeti belaja tani', fëmijët vënë në siklet Renato Mekollin në mes të emisionit

Disa fëmijë të vegjël kanë qenë të ftuarit special të mbrëmjes së djeshme në "Hell's kitchen". Fëmijët nuk i kursyen kritikat për Renato Mekollin duke i thënë të mos i bërtasë konkurrentëve e të mos i thyejë pjatat.

"Pse i thyen pjatat direkt kur kuzhinierët bëjnë gabime? Ashtu harxhohen pjatat", i tha njëra nga vajzat.

"Unë dua t'i flasësh konkurrentëve një çik më butë", i tha një tjetër vogëlushe.

"O ç'na gjeti belaja tani", tha Renato.