Nga Shqipëria / E Premte 22 Nëntor 2019, 21:09

'Nisi si një lojë', çifti balerinëve shqiptar tregojnë historinë e tyre të dashurisë

Çifti shumë i njohur, Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani ishin të ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" ku treguan historinë e dashurisë dhe marrëdhënien me dy fëmijët, vajzën 9 vjeçe, Olesia dhe djalin 2 vjeç, Oen.

Historia e tyre e dashurisë ka nisur tek shfaqja "Hirushja’", ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës. "Kemi qenë mbrapa kuintave, siç rrinë balerinët kur presin momentin e tyre dhe aty nisi", tregoi Ezdalini.

"Nisi si një lojë, por doli tjetër gjë", tha Manjola.

"Nuk kisha guxim, ka qenë pak natyrë e sertë. Pastaj rrugës, Ola filloi ta përpunonte këtë ide. Se ne kemi qenë në një klasë bashkë, shokë klase. Që nga 10 vjeç deri në një farë moshe. Unë e kam pasur më të vështirë, ajo e ka pasur edhe më të vështirë, ta pranonte këtë histori", tregoi Ezdalini.