Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira është një ndër emrat më të njohur të momentit. Këngët e saj kthehen në hite dhe ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram. Së fundmi rreth saj është bërë i ditur një lajm që i ka lumturuar padyshim të gjithë.

Burime për “News31” kanë njoftuar se Eleni është e ftuara speciale në një prej datave 19 ose 20 Dhjetor në festivalin e këngës në RTSH. Festivali do të rikthejë në skenë emra të njohur të muzikës dhe të gjithë do të konkurrojnë për çmimin e parë që do t'i cojë në Eurovizion.

Vitin që shkoi Eleni përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Ajo arriti të renditet në vendin e dytë. Pritet që këngëtarja ta ndezë skenën edhe në festivalin e RTSH-së.






