Tre ditë më parë tronditi opinionin publik historia e kampionit të boksit, Klevis Çelajt i cili i ftuar në emisionin "Historia ime", i përlotur tregoi se jeton në kushte të vështira dhe shpërblimi që kishte marrë për titullin kampion ishin 140 mijë lekë të vjetra.

Klevisi ishte ftuar sot sërish në studion e emisionit ku mori lajmin që do i ndryshojë jetën. Në një lidhje telefonike, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh: "Bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi me porosi të kryetarit të Bashkisë, zotit Dritan Leli do të jetë pjesë e Flamurtarit. Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub"

I pyetur nga moderatorja sa do marrë Klevisi nga Flamurtari dhe Bashkia, Toska tha se me vendim të këshillit të ministrave shuma është 62 mijë e 500.
Mirela Milori: 62 mijë? Pra 600 mijë lekë të vjetra?
Viron Toska: Po, në muaj!
Klevisi i emocionuar u shpreh se lekët e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.







