Nga Shqipëria / E Premte 22 Nëntor 2019, 16:04

Ia morën këngën e ia publikuan pa leje, reagon Capital T dhe na habiti

Capital T është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer të estradës shqiptare. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe njerëzit mezi i presin.

Nesër pritet që Capitali të publikojë këngën e tij më të re, të titulluar 'Akull'. Ai ka lajmëruar që prej ditësh për këtë projekt muzikor, një pjesë të të cilit e publikoi dhe në profilin e tij të Instagramit.

Mirëpo, e gjithë kënga iu publikua pa leje dhe ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë gjë. Sidoqoftë ndryshe nga ç'bëjnë artistët në të tilla raste, Capitali është shprehur i lumtur që njerëzit e kanë dhe e kanë dëgjuar. "Jam i lumtur që njerëzit e kanë dhe janë kënaqur duke e dëgjuar e tani me kualitetin e duhur e bashkangjitur me një video që e pasqyron më se miri këngën”, ka shkruar reperi mes të tjerash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

AKULL ð?¥¶â?️ 23.11.2019 ð?¥?ð?¥?ð?¥?ð?¥?

A post shared by Capital T (@truekapo) on