Nga Shqipëria / E Premte 22 Nëntor 2019, 10:10

Pas komenteve flirtuese, ylli i Madritit zbulon marrëdhënien që ka me Taynën

Futbollisti Vinicius Jr ka qenë së fundmi në vëmendje për shkak të komenteve e mesazheve që i dërgon reperes shqiptare, Taynës. Muajin e kaluar Vinicius publikoi një video duke dëgjuar këngën e reperes, më pas filloi ta ndjekë në Instagram ndërsa dy ditë më parë i kërkoi të mbante një shfaqje në Brazil. 

"Organizoje pra", iu përgjigj Tayna. Marrëdhënia mes reperes dhe futbollistit ka qenë shumë e komentuar këto ditë por Vinicius sot na ka zbuluar akoma më shumë.

Futbollisti ka komentuar në foton e fundit të Taynës duke bërë të ditur se ata janë miq. "Më e mira mikesha ime", i komenton Vinicius. "Faleminderit", ia kthen Tayna.