Para pak javësh, i ftuar në emisionin shumë të ndjekur nga publiku ‘Shiko kush luan’, ishte pjestari i grupit të njohur “Babastars”, Onati. Ai iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga Fifi me sinqeritetin më të madh, ashtu si i mendon ai gjërat.

Një ndër pyetjet që këngëtarja i ka drejtuar ishte: ‘Cili nga artistët shqiptarë mendon se ka nevojë për më shumë tekst?’. Onat zgjodhi të thoshte emrin e reperit të njohur Mozzik i cili së fundmi ka reaguar ndaj thumbimit të tij live në emision.

Mozzik ka publikuar një foto në profilin e tij të Instgramit, ku shprehja duket se i drejtohet Onatit. “Njoh njerzit e fortë , i njoh njerzit e ligë
Njoh njerëz që s’dinë me shkru ams n’jetë ta lonë pikë !”, ka shkruar ai.









