Së fundmi, u zbulua se këngëtarja e njohur Genta Ismajli është në një lidhje dashurie. Në media kanë qarkulluar foto pranë partnerit e video duke u puthur.

Identiteti i njeriut që i ka fituar zemrën është bërë i ditur. Ai është një biznesmen turk që quhet Husen dhe është 39 vjeç. Siç u bë e ditur, çifti janë zhvendosur në Zvicër.

Ditën e sotme është publikuar dhe një foto tjetër e tyre së bashku. Genta dhe Huseni duken shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.












