Nga Shqipëria / E Enjte 21 Nëntor 2019, 20:08

‘Motër, ti i meriton të gjitha’, Elvana zbulon lidhjen e ngushtë me reperen e njohur amerikane

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo numëron fansa të shumtë, me të cilët ndan vazhdimisht foto ose video të ndryshme. Së fundmi, përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, këngëtarja na ka zbuluar një detaj shumë interesant që nuk e kishim ditur më parë.

Elvana është mikeshë e ngushtë me reperen e njohur amerikane, Bia, madje ajo e konsideron si motër. Teksa kënga e Bias në bashkëpunim me Russ ka arritur të renditet në 50 këngët më të mira në “Billboard”, këngëtarja ka vendosur ta urojë në Instastory. ‘Jepi motër! I meriton të gjitha!’, ka shkruar Elvana krahas fotos së publikuar, në të cilën shfaqet krah reperes.

Ndërkohë në një foto tjetër ka shkruar ‘Fitues është ai që ngrihet një herë më shumë sesa rrëzohet”. Përderisa Elvana e quan motër, është e dukshme që mes tyre ekziston një lidhje vërtetë e fortë.