Nga Shqipëria / E Enjte 21 Nëntor 2019, 20:08

Pas divorcit, Rudina prezanton Aleksin para vajzave të interesuara dhe na shokoi

Disa ditë me parë, e ftuar në emisionin "Wake up" në Top Channel, aktorja e mirënjohur Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë ndarjen nga bashkëshorti. "Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi", u shpreh ajo.

Ndarja e tyre u përfol shumë në media dhe Rudina ka treguar se ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për të. Megjithatë duket se dyshja ruajnë ende një marrëdhënie të mirë dhe aktorja na ka habitur të gjithëve me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka publikuar një foto krah Aleksit në Instastory dhe ka shkruar: “Aleksi çun beqar”. Me këtë, ajo pa lajmëron vajzat që mund të jenë të interesuara ndaj tij t’i afrohen, se fundja beqar është.

Foton e ka ripostuar dhe Aleksi i cili ka shkruar: ‘Të dy jemi beqar’.