Koreografia e njohur dhe pedagogia Riselda Sejdia e ftuar sot tek "Rudina" tregoi se bashkëshorti, Ajdin Sejdia i ka bërë një shtëpi në Dubai dhuratë. Riselda tregoi se apartamenti i saj është në katin e 48 dhe është shumë luksoz.

"Zakonisht jam njeri që më pëlqen të rei në shtëpi, jo vetëm tek shtëpia në Dubai. Por me thënë të drejtën, kur shkoj atje nuk më dilet fare, sepse ajo lloj view-je që të ofron ajo lloj shtëpi, komoditeti, pamja që ke përballë sigurisht.

I ke të gjitha, do të thotë nëse do të bësh not e ke pishinën, nëse do palestrën e ke aty, nuk humbet kohë të shkosh diku tjetër.

Do të bësh spa e ke aty, do të bësh masazh e ke aty. Domethënë nuk të lejon të dalësh, për çfarë të dalësh"

"Ka kushtuar goxha shtrenjtë. Se nuk flitet që është shtëpi me qira, është shtëpi e blerë dhe është në emrin tim. Mund të sjell dhe tapinë rradhës tjetër, se e bëj unë, nuk e kam problem. Siç nxjerrim çertifikatat e kulifikimeve shkencore, mund ta nxjerrim dhe tapinë"

"Ma ka dhuruar, se e ka ditur gjithmonë që Dubain e kam pikë të dobët. Dhe Ajdini si gjithmonë është Hajdini, është i veçantë, jo se bën këto gjëra. Se është burri im në rradhë të parë, por vetë e ndjeu dhe e bëri ashtu", tregoi Riselda.






