Sot janë bërë plot tre vite që publikut i mungon zëri i një prej të rinjve më të talentuar, Ergi Dini, e për më tepër tre vite që të afërmit ia ndjejnë mungesën. Motrës së tij, Barbanës, ende i duket e pabesueshme që i duhet të jetojë pa të.

Në një ditë të tillë, kaq delikate dhe të trishtë, këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të ndjera, me të cilat i ka prekur padyshim të gjithë. Barbana ka treguar se sa e vështirë ka qenë dhe vazhdon të jetë për të, një jetë ku Ergi nuk është prezent dhe jeton vetëm në kujtime.

“3 vite pa ty o gjysma e shpirtit. 3 vite e humbur, 3 vite duke gënjyer veten çdo ditë. Si mund të jetosh ti vetëm në kujtime?”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të Ergit, të cilën e ka publikuar në rrjete sociale.










