Para disa ditësh u bë e ditur që këngëtarja me famë botërore Demi Lovato, kishte nisur një lidhje të re, vetëm një muaj pas ndarjes. Ajo e dha vetë lajmin duke postuar në rrjete sociale një foto me modelin Austin Wilson. "Dashuria ime", shkruante ajo krahas fotos.

Së fundmi, këngëtarja i ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo është shtatzënë për herë të parë. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto me barkun e rrumbullakosur.

‘E vërtetë apo fallco?’, ka shkruar Demi krahas fotos. Sigurisht që kjo ka ngjallur dyshime por ka dhe nga ata që e kanë marrë si një shaka. Gjithsesi për më shumë, mbetet të presim një tjetër reagim nga këngëtarja.








