Ditën e sotme mediat e huaja bënë të ditur se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ishte martuar në fshehtësi me partneren e tij Georgina Rodriguez. Sipas revistës “Novella 2000’ çifti ishte kurorëzuar në Marok në një dasmë private.

Mesa duket lajmet nuk janë të vërteta pasi burime pranë Ronaldos e kanë mohuar. ‘Daily Maily’ ka lajmëruar se futbollisti nuk është martuar ende.

Spekulimet për martesën e tyre nisën nga deklarata e Ronaldos ku ai shprehej se një ditë do të martoheshin pasi ishte ëndrra e nënës së tij, ama nuk eshtë akoma dita. Për momentin dyshja janë shumë të lumtur kështu sic janë.








