Tayna dhe Ghetto Geasy janë padyshim dy ndër reperët më të pëlqyer nga publiku dhe dy ndër më të suksesshmit në estradën shqiptare. Të dy kanë një numër të madh fansash, të cilët me siguri do donin t’i shikonin duke ndarë të njëjtën skenë. Epo kjo ka për të ndodhur!

Geti ka lajmëruar se ai dhe Tayna do të mbajnë një koncert në Lucern. Koncerti do të zhvillohet të shtunën me datë 23. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një afishe ku shihet bashkë me Taynën.

Komentet në postin e tij nuk kanë munguar dhe fansat mezi po presin. Skena do të elektrizohet atë natë!













