Nga Shqipëria / E Enjte 21 Nëntor 2019, 10:10

Cristiano Ronaldo martohet në fshehtësi, detajet nga ceremonia private

Mediat e huaja raportojnë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me partneren e tij Georgina Rodriguez. Revista “Novella 2000”, bën të ditur se çifti janë kurorëzuar në Marok. Ceremonia ishte private dhe çifti kishte ftuar vetëm të afërmit e miqtë e ngushtë.

Burime pranë çiftit kanë thënë se Ronaldo ka bërë disa ndryshime në testament që të jetë i mbrojtur nëse martesa e tyre shkon deri në ndarje.

Kujtojmë që Ronaldo dhe Georgina janë përfolur edhe më parë për martesë kur modelja i thirri futbollistit "bashkëshorti im".

Ronaldo ka 4 fëmijë, djalin Cristiano Ronaldo Jr, binjakët Eva María dos Santos e Mateo dhe Alana Martinan të cilën e ka me Georginën.