Nga Shqipëria / E Enjte 21 Nëntor 2019, 10:10

Nuk flisnin pas një sherri, pajtohen dyshja e njohur e këngëtarëve shqiptar

Ata janë dyshja më e njohur e muzikës popullore e që me këngët e tyre kanë arritur sukses ndër vite. Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin dhe Mahmut Feratin të cilët dikur i shihnim shpesh në koncerte duke kënduar bashkë. Mirëpo kohë më parë mediat kosovare raportuan se Shyhretja dhe Mahmuti nuk flasin më me njëri-tjetrin pas një sherri të vogël.

Arsyet e këtij sherri nuk u bënë të ditura, por kjo ndikoi në  krisjen e raporteve të këngëtarëve.

Megjithatë siç duket Shyhretja dhe Mahmuti kanë vendosur t'i japin fund hatërmbetjeve dhe janë fotografuar duke darkuar së bashku.

Presim që dy këngëtarët të bashkojnë prapë forcat për të sjellë këngë hite.