Së fundmi ka bërë bujë një postim i reperes së njohur Arta Bajrami, postim i cili u tha se i drejtohej Taynës. "Freestyle? me msu vjershën Freestyle, jooo", shkruante Arta ndërkohë që vetëm para pak ditësh Tayna publikoi një ‘Freestyle’.

Në një prononcim për "Blitz.al", Arta u shpreh se nuk ka asgjë personale me Taynën, thjesht nuk e kupton se si disa vargje të mësuara përmendësh mund të konsiderohen nga të gjithë si ‘Freestyle’. ‘Unë jam moti në këtë lloj të muzikës, dhe nuk mund të rri të shikoj kështu lajmesh që qarkullojnë, banale, joprofesionale, vetëm sa për klikime’, është shprehur mes të tjerash Arta.

Pas deklaratës së reperes, ka ardhur edhe reagimi i Taynës. Tayna ka reaguar tërthorazi me anë të përgjigjeve që i ka dhënë fansave e miqve në Instastory.

Reperes i erdhi një pyetje nga bashkëpunëtori i saj Cricket, i cili i tha: "Do ketë nesër reshje lokale shiu apo do jetë ditë me diell?" Ndërsa Tayna i tha: "Shi me lot reperesh".






