Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 23:11

3 vite pas ndarjes, gazetarja shqiptare hap biznes me ish të shoqin

Këtë të mërkurë të ftuar në emisionin ‘Rudina’  ishin gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Anduena Llabani dhe ish-bashkëshorti i saj, Ardit Jaupi. Pas 12 vitesh, ato i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016 por duke ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Dyshja janë prindër të një djali të quajtur Aleksei, i cili i ka lidhur akoma më shumë. Ndryshe nga c’jemi mësuar të shikojmë apo dëgjojmë, Anduena dhe Arditi vazhdojnë të mësojnë shumë nga njëri-tjetri dhe pse të ndarë, e për më tepër kanë ndërmend të hapin dhe një biznes së bashku.

“Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku  shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”. – u shpreh gazetarja në studio.