Këngëtarja e dashur për publikun, Anila Mimani, ishte këtë mbrëmje e ftuar në ‘Soiree’ me Jonida Shehun. Ajo ka kujtuar muzikën e viteve 2000 dhe ka performuar në studio disa nga këngët e saj më të njohura.

Moderatorja Shehu e ka pyetur nëse e ka menduar menduar ndonjëherë që të marr pjesë në festival. Anila i është përgjigjur me ‘jo’ dhe për këtë ka një arsye të fortë. Këngëtarja ka treguar se e konsideron pjesëmarrjen në festivale si humbje kohe, për të cilën nuk shpërblehesh.

“Jo asnjëherë, sepse për mua është humbje kohe, sepse do shkosh të bësh prova njëherë, jo po është edhe ajo pjesa e look-ut, grimi, veshja. Të merr shumë kohë festivali dhe në fund nuk shpërblehesh. Nuk merr atë që ti mendon të marrësh”, është shprehur Anila.

Mendimi i saj është mbështetur dhe nga këngëtari i njohur Artan Kola. “Nëse flasim për festivale, asnjë në festival nuk fiton ai që shkon për të. Asnjë nuk fiton ga këngëtarët, por vetëm humbasin dhe humbasin nga 3-5 mijë euro dhe fitojnë vetëm organizatorët”, tha ai.







