Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 22:10

‘Nuk jep mesazhin e duhur në këngë’, reperit shqiptar nuk i pëlqen aspak Tayna

Këtë të mërkurë të ftuar në emisionin 'Soiree' me Jonida Shehun, ishin grupi i njohur '2Die4'. Ato kanë sjellë hite të padiskutueshme dhe mbahen mend si i pari grup që kanë bërë muzikë hip-hop me tekste që tregonin realitetin shqiptar.

Moderatorja Shehu e ka pyetur grupin e njohur, se ç'mendim ka për reperët e ditëve të sotme. Ata kanë treguar se sipas tyre muzika që bëjnë ato nuk përcjell mesazh. “Nuk i kuptoj se çfarë thonë njëherë. Mua nuk më japin mesazh, por muzikë të bukur bëjnë”, është shprehur reperi i njohur Niku Malo.

Jonida iu ka përmendur një emër konkret, reperen e njohur Tayna, duke iu kërkuar një mendim për të, nëse është e preferuara e tyre siç është e shumë tjerëve në ditët e sotme. “Jo, jo”, është shprehur ai, i cili ka këmbëngulur sërish që nuk jep mesazhin e duhur nëpërmjet këngëve. Sipas tyre reperët më të mirë janë Noizy, Ledri dhe Capita T.