Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 21:09

Është zhvendosur në Turqi, por Nik Xhelilaj ndan foton më të bukur të fëmijërisë në Shqipëri

Aktori shumë i dashur për publikun, Nik Xhelilaj, është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar i cili prej kohësh po zhvillon karrierën e tij në Turqi. Atje ai ka tërhequr dhe vëmendjen me rolet e tij.

Ndonëse që prej kohësh është larguar nga Shqipëria, Nik vazhdon ta mbajë në zemër vendin ku është lindur e rritur. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto që përkon me vitet 1992-1993 kur aktori ishte vecse fëmijë.

Në foton në fjalë ai shihet në praninë e një grupi të madh shokësh e shoqesh. “Gëzuar ditën botërore të fëmijëve. Rruga Budi, pallati 72. Tiranë 1992-1993. ‘Ndihmat’”, ka shkruar ai.