Melinda Ademi është kthyer në një ndër reperet më të pëlqyera në trojet shqiptare. Ajo është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon foto ose video të ndryshme.

Reperja numëron një numër të madh fansash, të cilët kanë hapur faqe në Instagram vetëm për të. Ato publikojnë foto të saj dhe i bëjnë dedikime të ndryshme duke i shprehur dashurinë. Ditën e sotme, Majlinda feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 24 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat.

Përpos miqve dhe familjarëve, fansat e kanë surprizuar reperen në ditën e lindjes. Ato kanë realizuar postera të ndryshëm për të, në të cilët kanë ngjitur fotografi të saj dhe i kanë shkruar fjalët më të bukura si urim ditëlindjeje. Majlinda është ndjerë shumë e lumtur nga gjesti i tyre dhe nuk ka hezituar t’i publikojë në rrjete sociale.













