I ftuar së fundmi në emisionin "Historia ime" në TV Klan, ishte boksieri nga Vlora Klevis Çelaj. Ai tregoi se si për titullin "Kampion boksi" ishte shpërblyer me vetëm 14 mijë lekë të reja nga shteti.

Ai jeton në një shtëpi të vjetër në Vlorë, me nënën, motrën dhe tezet dhe të treja ushqehen prej tij. Gjendja e tyre është shumë e vështirë dhe Klevisi ka marrë së fundmi një vendim.

Boksieri po mendon të largohet nga Shqipëria me shpresën për një jetë më të mirë. Klevisi ka treguar për ‘Report.tv’ se thesi i boksit dhe dorezat me të cilat stërvitet janë dhuratë nga një shok që ka një dyqan me veshje sportive në Vlorë.

Në tërë këto vite, boksieri ka vetëm dikë të cilin e falenderon publikisht që e ka ndihmuar dhe ai është profesori i tij. “Falenderoj profesorin tim që mora këtë titull kampion se pa profesorin te ai ring nuk do të isha ngjitur. Kur të gjithë të tjerët në emisione kanë bërë show me familjen time, ai më ka dhënë dorën në të gjithë këto vite”.





