Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 18:06

Me flokë të shkurtër dhe me quka, njihuni me të dashurën e re të Brad Pitt

Aktori i njohur Brad Pitt po përflitet së fundmi për një lidhje të re kudo në media. Aludimet e fundit rreth jetës së tij private, tregojnë se ai ka nisur një marrëdhënie me yllin e “Arrested Development”, Alia Shawkat.

Dyshja janë fotografuar shumë shpesh bashkë dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet. Duke filluar që nga muaji Shtator, Brad dhe Alia janë parë në një shfaqje të Ethan Cohen në LA, nga ku më pas janë larguar me të njëjtën makinë.

Më pas në muajin tetor kanë shkuar në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles dhe gjatë fundjavës u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding Cran. Dyshja ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim por është e qartë që ato i bashkon dashuria për artin dhe ku i dihet, së shpejti mundet ta bëjnë publike lidhjen e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meral Melika Duran (@meralmelikaduran) on