Ditën e djeshme grimieri shqiptar Mario Dedivanoviç deklaroi publikisht se është gej. Ai tregoi se gjatë këtyre viteve e ka pasur të vështirë ta pranonte se ishte ndryshe por më në fund ia ka dalë mbanë.

Fjalimi i tij, gjatë të cilit grimieri edhe u përlot, i preku padyshim të gjithë, sidomos familjarët. "Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve", u shpreh mes të tjerash Mario.

Pas mbarimit të fjalimit, Mario është suprizuar në prapaskenë nga një ndër njerëzit e tij më të dashur: e ëma. Grimieri mendonte se e ëma ndodhej në Mal të Zi, por ajo po e priste në prapaskenë. Ai ia ka plasur të qarës kur e ka parë ndërkohë që nëna e tij e ka përqafuar fort.

“Unë nuk e pashë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment me veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por ndjeva zemrën të rrihte tërë ditën dhe vazhdimisht thoshte: mund të ndjej nënën. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos tja thyej zemrën. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re”, ka shkruar Mario në një video të postuar në Instastory.






