Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 16:04

Nuk i shqitet, ylli i Real Madrid i shkruan Taynës, reperja e vë në pozitë me përgjigjen

Fama e Taynës tashmë i ka kaluar kufijtë shqiptar dhe reperja po njihet edhe në botë pasi shpeshherë kemi parë personazhe me famë botërore duke dëgjuar këngët e saj. 

Një prej tyre është edhe futbollisti Vinicius Jr i cili duket se i pëlqen shumë reperja shqiptare. Muajin e kaluar Vinicious publikoi një video duke dëgjuar këngën e reperes, më pas filloi ta ndjekë në Instagram ndërsa tani i shkruan.

"Dua një shfaqje në Brazil", i shkruan futbollisti Taynës ndërsa ajo me përgjigjen e ka vënë në pozitë duke i thënë që ta organizojë. "Organizoje pra", i përgjigjet Tayna.