Siç dihet tashmë, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha prej vitesh. Madje pak ditë më parë Arbana u shpreh se mikesha e saj e vetme është Xhemi. Megjithatë siç ndodh në çdo shoqëri, edhe mes mikeshave ka zënka apo gjëra që nuk i pëlqejnë tek njëra-tjetra.

Arbana siç duket vonohet shumë për t'u bërë gati dhe kjo e ka acaruar Xhemin. Xhemi i ka dërguar Arbanës një video ku i thotë: "Hë Arbana ke lënë takim me mua, ku je, ku jeeeeeee? Jam në parkim, po të pres ty".
View this post on Instagram
Pasi priti, Arbana më në fund ka dalë në takim dhe e ka qetësuar Xhemin.

Moderatorja ka postuar edhe një video ku Xhemi shfaqet duke përkëdhelur një mace dhe thotë se nuk i mjaftojnë tre që ka në shtëpi.







