Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 14:02

Familjarët e Rinës nisën peticion, reagon ish-menaxheri i reperes

Ka kaluar një muaj dhe Rina Balaj vazhdon të qëndrojë larg ekranit e rrjeteve sociale, por jo larg lajmeve në media. Së fundmi profili i Rinës në Instagram u kthye në faqen e labelit "On Records" dhe kjo ngjalli debate. Labeli deklaroi se faqja është në pronësinë e tyre, mirëpo familjarët e Rinës sot nisën një peticion “T’i rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur”.

"Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja Rina Balaj e kompanisë, dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë", shkruhej në peticion ku u arritën mbi 5000 nënshkrime.

I kontaktuar nga "lajmi.neT", menaxheri i “On Records”, Met Elshani e quajti shaka të gjithë këtë “Hajgare janë këto sene, lëreni, mos u merrni”, tha ai. Elshani shtoi se derisa nuk ka ndonjë deklaratë nga Rina, çfarë thonë të tjerët nuk është me rëndësi. “Rina s’ka dhënë kurfar deklarate, të tjerë s’janë me rëndësi”, përfundoi menaxheri.