Prej më shumë se një muaji Rina Balaj është zhdukur si nga ekrani, edhe nga rrjetet sociale. Ishte motra e saj Rudina që njoftoi se reperja do bëjë pushim për një periudhë të pacaktuar kohore. Mirëpo pak ditë më parë profili i Rinës në Instagram u kthye në faqen e labelit "On Records", ku reperja bënte pjesë.

Labeli deklaroi se faqja është në pronësinë e tyre, mirëpo familjarët e Rinës sot kanë nisur një peticion “T’i rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur”.

"Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja Rina Balaj e kompanisë, dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë", shkruhet në peticion.

Nga 7500 nënshkrime sa kërkohen deri tani mbi 5000 janë arritur.






