Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 10:10

'Çava gardhin me policë', Aurela Gaçe tregon për performancën e saj në stadium

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe performoi të dielën në inagurimin e stadiumit të ri “Air Albania”, ku u mbajt edhe ndeshja Francë-Shqipëri. Së fundmi Aurela ka postuar një video nga performanca e saj dhe tregon se ka vepruar si një tifoze e çmendur.

"E megjithëse aty ishte gardh more gardh me polici, unë, një tifoze e çmendur ,e çava gardhin e vrapoja që të mos me kapni. Eh,…. unë kujtova në fakt se isha më e shpejtë se policia, por ata s’më paskan parë fare.  Herë tjetër, i lutem trajnerit te me fusë ne lojë se kam rezistence për 90minuta", shkruan Aurela.

Në fund këngëtarja është shprehur e lumtur që ndodhej pranë publikut që këndonte bashkë me të.

"Isha e lumtur që ndodhesha mes jush… E lumtur me zërin tuaj që buçiste me këngën aq te dashur e kaq domethënëse për të gjithë ne, Shqiptarinë", përfundon Aurela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on