Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 10:10

I përdori fotot për të gjetur të dashur, Dajana Shabani: Do të bëj pishman që ke lindur

Dajana Shabani është revoltuar pasi ka gjetur në Tinder (aplikacion për njohje), një vajzë me emrin Frensis që përdor fotot e saj. Me anë të një postimi në Instastory, Dajana ka paralajmëruar vajzën se do e pendojë për veprimin që ka bërë.

"Frensis nëse të gjej do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qeke e Fakultetit të Mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnjë", shkruan Dajana.

Kujtojmë që moderatorja aktualisht moderon emisionin "Casa de los 3s", një program krejt ndryshe nga emisioni i mëngjesit. 

Ndërsa sa i përket jetës private. Dajana vazhdon lidhjen me boksierin Kamer Malokun.