Nga Shqipëria / E Martë 19 Nëntor 2019, 22:10

Ndjekësja ç’nuk i thotë, Adelina Tahiri nuk ia përton përgjigjen: Shih nënën tënde

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto, të cilat marrin sa komplimente aq edhe komente negative, sidomos nga njerëz me profil të rremë, të cilëve Adelina nuk ua përton një përgjigje.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto para pasqyrës dhe dikush me një adresë fallco, e ka quajtur k**. “Po don me tregu që ësht plak para kohe dhe ka marrë hijen e plakut. Na fëlliqën k***at që dalin me moshën e babës vet”, i shkruante komentuesi/ja.

Adelina është ndjerë shumë e indenjuar nga këto fjalë dhe i ka kthyer përgjigje me të njëjtat fjalë. “Ti shif nanën tande dhe motrën tande… A unë kam marrë hije plake a jo është problemi jem. Ti çfarë problemi ke që nuk shef robt e tu.  E se shef vetem me ç’ka ngjason (emoji majmuni) dhe shkruan me profile fallco. Se je shumë e bukur e ke frikë mos me t’marrë m’sysh.  Po më ku*** se ty nana jote s’ka që bëni gjana të fshehta me profile fallco. Turpppp”, i ka kthyer ajo.