Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri bën gjithmonë një bujë të madhe në estradë me këngët e publikuara dhe ajo është aq shumë aktive, sa sjell vazhdimisht projekte të reja muzikore. Përpos bashkëpunimeve me shqiptarë, këngëtarja po e zgjeron suksesin dhe në arenën ndërkombëtare, duke sjellë duete me artistë të huaj.

Vetëm para pak muajsh ajo publikoi këngën “Desole por favor”, në bashkëpunim me artistët marokenë Aymane Serhani dhe Dj Hamida, e tani ka lajmëruar se është gati të sjellë një duet me një reper italian. Bëhet fjalë për Sfera Ebbasta.

Kënga e tyre është gati por do të publikohet në vitin 2020. Këngëtarja ka postuar disa foto pranë reperit në profilin e saj të Instagramit dhe ka shkruar: “2020. Sfera Ebbasta ata nuk janë akoma gati”, duke treguar kështu se kanë ndërmend të na sjellin një hit të vërtetë.







