Këngëtari Gjergj Kaçinari është bërë tepër i njohur për publikun me krijimtarinë e tij muzikore. Ai është një ndër konkurrentët në ‘Kënga Magjike’ dhe vetëm para dy javësh prezantoi këngën e tij.

Kënga mban titullin ‘Doja’ dhe e ka kthyer Gjergjin në festival pas plot 6 vitesh mungesë. Ai nuk merr shpesh pjesë në kompeticione dhe sot i ftuar në ‘Rreze Dielli’ ka rrëfyer pse u rikthye te ‘Kënga Magjike’.

“Kam qenë gjithmonë në kontakt me këtë festival. Thjesht këtë vit mendova të marr pjesë është një promovim shumë i mirë. Ka shumë pak festivale apo evente televizive dhe duhen kthyer në rutinë nga çdo artist. Jam shumë pro komerciales, nuk jam tipi që bëj muzikë dhe asnjeri mos ta marrë vesh që bëj muzikë, çdo metodë promovimi është e vlefshme. Kompromisin nuk e bëj me krijimin, por jo me reklamimin e asaj që bëj”, është shprehur këngëtari.

Gjergji po ashtu ka treguar se këtë këngë e ka pasur gati që para 3 vitesh në anglisht. Gjatë intervistës ai ka zbuluar se pikët maksimale në kompeticion ka ndërmend t’ia japë Kastro Zizos, me këngën ‘Pema e jetës’. . “Me Kastron ka qenë puna interesante, ishte që në fillim ideja që të ishte diçka ndryshe. Kastro ka ardhur në publik ndryshe, kjo është një nga këngët më të veçanta të këtij festivali, dëgjojmë çdo vit të njëjtën gjë, prandaj Kastros do ia jepja 30 pikë edhe po mos ta kisha bërë unë këngën”, tha ai.






