Nga Shqipëria / E Martë 19 Nëntor 2019, 18:06

Plot emocion: Kënga e re e Florit dhe Arilenës na e mbushi shpirtin plot

Këngëtari i dashur për publikun, Flori Mumajesi vetëm para disa ditësh publikoi këngën ‘Thjesht të du’, një këngë kjo që u prit shumë mirë nga të gjithë. Më pas u përhap lajmi se ai do të publikonte një duet me këngëtaren Arilena Ara dhe ja këtë të martë, kënga është hedhur në kanalin e Youtubit.

Dueti i tyre mban titullin ‘Doja’ dhe është një baladë shumë e ndjerë. Ndonëse ka shumë pak që është publikuar, po ecën shumë mirë me klikimet. Arilena ka treguar se kjo këngë është shumë afër zemrës së saj dhe është krijuar rreth tre vite më parë nga Darko Dimitrov. Teksti është shkruar me ndjesi rrënqethëse nga Lindon Berisha.

‘Një si ti une doja ta kem në jetë,  e ngushëlloja veten gjoja s’është kjo e vërtetë, pa ty nuk doja, nuk e besoja, nuk doja ta thoja se të humba ty përjetë’ është një pjesë e këngës, e cila me siguri do të bëjë për vete shumë zemra njerëzish që do gjejnë vetën në këto fjalë.