Nga Shqipëria / E Martë 19 Nëntor 2019, 17:05

U bë nënë për herë të parë, publikohet foto e Maralit me djalin e porsalindur

Ditën e djeshme aktorja shumë e njohur prej roleve të saj në telenovela, si "Maral" apo si "Nihal" tek "Dashuri e ndaluar", Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. 29-vjeçarja solli në jetë një djalë nga martesa me producentin Ali Atay.

Çifti i vendosën djalit emrin Fikret dhe sot bashkëshorti i aktores publikoi foton e tyre të parë.

Në foto aktorja shfaqet duke mbajtur vogëlushin e tyre në kraharor ndërsa bashkëshorti i dhuron një puthje në ballë.

Mediat turke raportojnë se Ali Atay nuk e ka lënë vetëm aktoren në asnjë moment. 

Gjithashtu bëhet e ditur se vogëlushi peshon 2.68 kg dhe është 46.5 cm./Xing.al