Në përgjithësi vajzat janë të fiksuara pas fotove dhe fatmirësisht e kanë gjithmonë pranë vetes ‘fotografin’: shoqen e ngushtë! Por jo vetëm vajzat, edhe djemtë mund të bëjnë çmos për t’i bërë shokut fotot e përkryera për Instagram dhe moderatorja e njohur Bora Zemani ka sjellë për të gjithë shembullin konkret.

Ajo ka kapur mat Donaldin, teksa i bënte foto Romeos, i cili po pozonte bukur e bukur. Moderatorja është siguruar që t’iu bëjë një foto të cilën më vonë e ka publikuar në Instastory.

“Jo vetëm shoqet për njëra-tjetrën! Ja çunat!”, ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar se dhe djemtë dinë shumë mirë të pozojnë e të jenë fotografë të shkëlqyer për njëri-tjetrin.









