Pas pjesëmarrjes së saj në "Big Brother", Gerta Shino u kthye në një nga ish-banoret më të komentuara të showbizit. Gerta nuk e humbi kontaktin me fansat, por hapi një kanal në Youtube dhe arriti të kishte shumë sukses me videot e saj.

Në këto video ish-banorja shfaqej shpesh me të dashurin e saj, Florentin me të cilin jetonte në Norvegji. Madje Gerta deklaroi se ata kishin bërë plane edhe për dasmë.

Mirëpo së fundmi ish-banorja ka lënë të dyshohet se ajo dhe Florenti po përjetojnë një krizë në lidhjen e tyre. Gerta i ka fshirë nga profili i saj në Instagram fotot që kishte me Florentin gjatë pushimeve të tyre në bregdetin shqiptar. Gjithashtu prej dy muajsh Gerta nuk ka postuar asnjë video në Youtube dhe prej disa muajsh nuk është kthyer në Norvegji, por po vazhdon jetën në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme ish-banorja ishte në shoqërinë e këngëtarit Seldi Qalliu dhe ish-banores, Armela Hyseni. Ishte kjo e fundit që postoi një video ku tregonte se ndodhej me të dy duke darkuar.

Nuk dihet ç'po ndodh vërtet me jetën private të Gertës, por mbetet për ta zbuluar./Xing.al








