Nga Shqipëria / E Martë 19 Nëntor 2019, 12:12

Arta Bajrami i kthehet keq Taynës: Freestyle? Ke mësuar vjershën përmendësh

Sherret mes repereve shqiptare kanë qenë në qendër të vëmendjes këto kohë e vazhdojnë të jenë për shkak të deklaratave të bujshme që bëjnë ndaj njëra-tjetrës. Sot ajo që po komentohet për shkak të një postimi është Arta Bajrami, reperja e cila prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Arta ka bërë një postim në Instastory i cili dyshohet se i drejtohet Taynës. "Freestyle? me msu vjershën Freestyle, jooo", shkruan Arta, postim i cili vjen vetëm dy ditë pasi Tayna publikoi një 'Freestyle'.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

Kujtojmë që Arta më parë ka akuzuar Taynën edhe për kopjim. Mirëpo më vonë në një intervistë për "Mirage", deklaroi se ato postime i kishin bërë adminët e saj.