Sherret mes repereve shqiptare kanë qenë në qendër të vëmendjes këto kohë e vazhdojnë të jenë për shkak të deklaratave të bujshme që bëjnë ndaj njëra-tjetrës. Sot ajo që po komentohet për shkak të një postimi është Arta Bajrami, reperja e cila prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Arta ka bërë një postim në Instastory i cili dyshohet se i drejtohet Taynës. "Freestyle? me msu vjershën Freestyle, jooo", shkruan Arta, postim i cili vjen vetëm dy ditë pasi Tayna publikoi një 'Freestyle'.

View this post on Instagram
Kujtojmë që Arta më parë ka akuzuar Taynën edhe për kopjim. Mirëpo më vonë në një intervistë për "Mirage", deklaroi se ato postime i kishin bërë adminët e saj.








