Nga Shqipëria / E Hënë 18 Nëntor 2019, 22:10

Pas largimit nga ‘Top Channel’, zbulohet ku do e shikojmë tani Florian Agalliun

Në fund të muajit Tetor, u bë e ditur se moderatori i njohur Florian Agalliu, pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ka vendosur të largohet përfundimisht nga ekrani i ‘Top Channel’. Bashkë me të edhe e shoqja, Renisa Shabani. Ato kanë ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar nga Janari nuk do të duken më në ekranin e Topit.

Floriani zbuloi sot në ‘Dance with me’ se ku do e shohim së shpejti. Ai konfirmoi lajmin e largimit dhe tregoi se po punon me dy projekte të reja në televizionin “Ora News”.

Njëri ndër projektet do të jetë i ngjashëm me emisionin italian “Scherzi a parte” me kamera të fshehta. Më shumë detaje do të zbulohen në ditët në vijim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mundesia e fundit per te pare xhelatet kete jave! Prej te merkures ne Arturbina ora 19:00 @gerhard_pregapuca_photography ð??¸

A post shared by FlorianAgalliuð??© (@florianagalliu) on