Nga Shqipëria / E Hënë 18 Nëntor 2019, 22:10

I tha se nuk di të bëjë ‘rap’, Gjira Kajtazi i kthehet keq Rinës

Dy reperet e njohura, Rina dhe Gjira Kajtazi, njihen për një marrëdhënie të acaruar mes tyre. Rina para disa kohësh është shprehur se Gjira nuk di të bëjë ‘rap’ dhe kjo normalisht ka ndikuar si te reperja ashtu dhe te fansat e saj, të cilët vazhdojnë ta përmendin si histori.

Së fundmi Gjira ka vendosur t’iu kthejë ndjekësve të saj në Instagram përgjigje për 7 pyetje. Një prej tyre e ka pyetur pikërisht për Rinën. “Mendimi yt për Rina Balaj? Pasi ajo tha që ti nuk je repere, nuk di të bësh rap”-ka shkruar ai. “Skam asgjë kundër saj, me vjen gjynah se tani kush do ja blejë klikimet”, është përgjigjur Gjira me ironi duke lënë të kuptohet se ajo është  e mendimit se Rina i ka blerë gjithnjë klikimet.

Përsa i përket Rinës, kujtojmë që menaxheri i saj ka lajmëruar se ajo është shkëputur nga labeli ‘On Records’ me vetë dëshirën e saj dhe që prej një kohë nuk është treguar aktive as në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse ajo do të kthehet më si parë por fansat e saj mezi po e presin.