Nga Shqipëria / E Hënë 18 Nëntor 2019, 19:07

Na i kënaqën sytë: Xhensila dhe Besi pozojnë mbështjellur me flamurin kuq e zi

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë padyshim një ndër ciftet më të dashur për publikun shqiptar. Ato publikojnë vazhdimisht foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe shfaqen kudo dhe kurdo të shoqëruar.

Mbrëmë u mbajt ndeshja mes Shqipërisë e Francës, ndeshja e parë që luhej në stadiumin e ri "Air Albania", dhe dyshja nuk mungoi në rradhët e studiumit. Si Besi ashtu dhe Xhensila, të veshur kuq e zi e ndoqën ndeshjen dhe performancën e VIP-ave nga afër.

Disa minuta më parë, aktori ka publikuar një foto të bërë dje, në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shihet krah të shoqes. Të dy janë mbështjellë në flamurin kuq e zi dhe duken kaq të lumtur! ‘Falco-ja e zemrës’, ka shkruar ai krahas fotos.