Këngëtari i njohur Flori Mumajesi ndonëse për një kohë të gjatë u tregua shumë pasiv si në muzikë, ashtu dhe në rrjete sociale, është padyshim një ndër artistët shqiptarë më të dashur për publikun. Vetëm së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re ‘Thjesht të du’ e cila është pritur shumë mirë nga të gjithë.

Flori numëron një numër të madh fansash, të cilët mezi presin të informohen me më të rejat nga ai dhe të dëgjojnë muzikën e tij. Herë-herë ato bëjnë dhe gjeste shumë të ëmbla për këngëtarit, të cilat ky i fundit nuk heziton t’i publikojë në rrjete sociale, siç ka bërë së fundmi.

Në profilin e tij të Facebookut, Flori ka ndarë dhuratën që i kanë bërë disa nga fansat. Ato kanë realizuar një poster në emër të tij, ku i kanë bërë dedikime nga më të ndryshmet duke bashkëngjitur dhe fotografi. Po ashtu i kanë dhuruar një bllok, ku me siguri i kanë shprehur gjithë dashurinë që ndjejnë për të si artist. ‘Kur të mbushet shpirti plot’, ka shkruar Flori krahas postimit, duke treguar se është ndjerë shumë i lumtur nga surpriza e fansave.








