Në shtator futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica kurorëzoi në martesë dashurinë disa vjeçare me bukuroshen bjonde, Belkiz Kera. Dy muaj pas dasmës nga çifti vjen lajmi i ëmbël.

"Prive.al" ka mësuar se Miloti dhe Belkizi po bëhen prindër. Burime të sigurta pranë çiftit kanë thënë se Belkiz është në muajin e tretë të shtatzënisë.

"Belkiz është shtatzënë në muajin e tretë dhe ky lajm e ka gëzuar tejmase çiftin e njohur që mezi po presin të bëhen prindër", ka thënë burimi.

Ndërkohë çifti ka preferuar mos ta bëjë publik lajmin duke e shijuar në privatësi këtë periudhë.








